Ngjarja e rëndë në Vlorë/ Gjendet i mbytur 50 vjeçari, banorët e zonës nxjerrin trupin nga kanali

14/01/2021 08:15

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë.

Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në anë të një kanali është gjetur pa shenja jete shtetësi G. B., rreth 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Dyshohet se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht kur ka qenë duke ecur dhe për pasojë është mbytur në kanal.

Ndërkohë që në një video të siguruar nga Top Channel shihet se si banorë të zonës nxjerrin trupin e pajetë nga kanali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA