Jessica Campbell, aktorja e filmit “Election” në vitin 1999, ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare.

 Ajo thuhet se vdiq papritur më 29 dhjetor, duke lënë pas djalin e saj dhjetë vjeçar, Oliver, ka konfirmuar kushërira e Campbell, Sarah Wessling, në një faqe.

Shkaku i vdekjes së Jessica nuk është zbuluar akoma, por Wessling i tha TMZ se familja e saj po pret rezultate nga Zyra e Qarkut Multnomah në Oregon. Ajo raportohet se ndërroi jetë në Portland.

Sipas kushërirës, punonte si mjeke naturopatike dhe atë ditë ishte në punë normalisht. Anëtarët e familjes më pas zbuluan se ajo u rrëzua në dyshemenë e tualetit të saj, ku edhe më pas u deklarua vdekja.

Megjithatë, nga familjarët janë përjashtuar mundësitë e infektimit me COVID-19. Ajo po ashtu u shfaq edhe në seri të tjera përfshirë, “Freaks and Geeks”, “The Safety of Objects”, “Junk”, etj.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel