Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vau Dejës.

Burri ka qëlluar bashkëshorten e tij me sqepar duke i shkaktuar dëmtime të rëndë në trup ndërsa ndodhet në rrezik për jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:00 të ditës së sotme. Shtetasja e dëmtuar është Zina Krajni rreth 55 vjeçe.

E dëmtuara është transportuar me një autoambulancë drejt spitalit rajonal të Shkodrës ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia vendore e Shkodrës menjëherë ka bërë të mundur arrestimin e bashkëshortit të saj i cili dyshohet se është personi që e qëlloi me sqepar duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Janë ende të paqarta motivet e krimit në familje ndërsa në vendngjarje forcat e policisë po vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë.

Top Channel