Covid-19 i ka marrë jetën një kirurgu të njohur plastik në Beverly Hills, të infektuar nga një paciente.
Gruaja, e cila kishte shkuar për një ndërhyrje në buzë, iu kollit mjekut në fytyrë. Më vonë, ajo rezultoi pozitive me koronavirus. Dr. Payman Simoni, 50 vjeç vdiq nga hemorragjia cerebrale, pasi ishte vendosur në koma të induktuar, kur mushkëritë e tij nisën të dëmtoheshin prej sëmundjes.
Një mikeshë e familjes, Katy Amiri-Younesi, tha se vdekja e kirurgut i ka tronditur të gjithë.
“Qe shokuese vërtet, sepse doktori ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore, nuk kishte asnjë problem. Unë vetë kur kalova më parë Covid-19 e mora në telefon dhe ai më udhëzoi se çfarë të bëja”, shprehet ajo.
Pacientes që e infektoi, i ishte matur temperatura e kishte plotësuar dhe një pyetësor për simptoma të Covid-19.
Gruaja nuk kishte mbajtur maskë gjatë vizitës dhe nuk ishte testuar për koronavirusin. Ajo e telefonoi mjekun disa ditë më vonë për t’i thënë se kishte rezultuar pozitiv. Miqtë e Simonit, që lë pas dy fëmijë, thonë se ndihej shumë mirë javën e parë, por paskësaj, gjërat nisën të përkeqësohen.
Top Channel