Për shkak të një avarie në linjën 220kV Elbasan – Fier te, ditën e sotme është ndërprerë energjia elektrike në Golem, Kavaje, Plasmas, Rrogozhine, Divjake, Ballaj, Mertish, Karavasta, Lushnje, Hysgjokaj, Pojan, Hoxhare, Povelce, Kafaraj, Fieri 1, Fieri 2, Patos dhe Matkë.
“Nga ana e OST-se po behet rikthimi gradual i furnizimit, te N/stacioneve te OSSH-se, duke zbatuar planin e rivendosjes, duke furnizuar fillimisht objektet e rendesise se vecante, si Spitale, Ujesjellesa, Institucione etj”, thuhet më tej në njoftim.
Njoftimi i plotë i OSHEE:
Defekt në linjen 220kV Elbasan – Fier të OST, disa n/stacione jashtë pune
Ju bejme me dije se si rezultat I stakimit ne avari, te Linjes 220kV Elbasan – Fier te OST-se, sot ne daten 12/01/2021 ne oren 17:37, u nderpre energjia në N/stacionet Golem, Kavaje,
Plasmas, Rrogozhine, Divjake, Ballaj, Mertish, Karavasta, Lushnje, Hysgjokaj, Pojan, Hoxhare, Povelce, Kafaraj, Fieri 1, Fieri 2, Patos dhe Matkë.Nga ana e OST-se po behet rikthimi gradual i furnizimit, te N/stacioneve te OSSH-se, duke zbatuar planin e rivendosjes, duke furnizuar fillimisht objektet e rendesise se vecante, si Spitale, Ujesjellesa, Institucione etj.
Top Channel