SHBA, shkarkimi i Trump-it/ “Luftë” në Kongres, demokratët nisin procedurën

11/01/2021 19:10

Demokratët nisën përpjekjen e dytë për shkarkimin e presidentit Donald Trump, për shkak të atij që e konsiderojnë rol të tij në sulmin e javës së kaluar mbi ndërtesën e Kongresit.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha se demokratët do të vazhdojmë me procedurën e impeachment-it, nëse zëvendëspresidenti Mike Pence refuzon ta shpallë Trumpin të paaftë për të qeverisur. Demokratët paraqitën në fillim një rezolutë, ku i kërkohej Pence që të aktivizonte amendamentin e 25-të, i cili do ta përcaktojnë presidenti si të paaftë për të kryer detyrat e tij.

Republikanët e kundërshtuan me forcë këtë lëvizje, duke bllokuar votimin e saj në atë moment. Demokratët u përgjigjën më paraqitjen e një kërkese shkarkimi, duke e akuzuar Trumpin për “nxitje të rebelimit”, pas mësymjes së Kapitolit. Në një lëvizje tepër të pazakontë, diplomatët amerikanë kishin hartuar dy kabllogramë me të cilat dënojnë nxitjen e sulmit që shkaktoi 5 viktima.  Duke përdorur atë që njihet si “kanali i mospajtimeve” të Departamentit të Shtetit, pjesëtarët e shërbimit të jashtëm thanë se druajnë që zhvillimet e së mërkurës së kaluar mund të dëmtojnë keq besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara për të promovuar dhe mbrojtur vlerat demokratike jashtë vendit.

Kabllogramet janë një protestë e jashtëzakonshme kundër një presidenti në detyrë nga diplomatët amerikanë, të cilët janë ankuar prej kohësh që administrata Trump e ka injoruar dhe zhvleftësuar rolin dhe ekspertizën e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA