Rusi, regjistrohen edhe mbi 23 mijë raste të reja me COVID-19

11/01/2021 21:16

Në Rusi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 23.315 raste të reja të koronavirusit (COVID-19), që paraqet rritje në raport me një ditë më herët kur u regjistruan 22.851 raste të reja.

Nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar gjithsej 3,42 milionë infeksione. Nga dje kanë vdekur 436 persona si pasojë e koronavirusit, që është më pak krahasuar me 456 vdekje sa u regjistruan të dielën, duke e sjellë numrin e vdekjeve në 62.273.

Deri tani janë shëruar 2,80 milionë pacientë, gjegjësisht 21.786 në 24 orët e fundit.

Rusia filloi fushatën e saj të vaksinimit në mes të dhjetorit me vaksinën Sputnik V të zhvilluar në vend. Sipas agjencisë së lajmeve TASS, rreth 1,5 milion njerëz janë vaksinuar në vend.

Vendi të dielën njoftoi se një person ishte infektuar me variantin e ri të virusit të zbuluar së pari në Mbretërinë e Bashkuar, por tani është rikuperuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA