Reshjet intensive të ditëve të fundit shkaktuan përmbytje të mëdha në fshatin Murqinë në Fushë-Krujë, duke pushtuar dhjetëra hektarë tokë.
Megjithatë krahasuar me dy ditë më parë, situata duket më e qetë për shkak se reshjet nuk kanë qenë shumë intensive, po ashtu edhe lumi i ishmit ka pasur rënie të nivelit të ujit.
“Kam ikur kam marrë shtëpi me qira për shkak të përmbytjeve”, shprehet një banor.
Kjo hekurudhë që shihni është e vetmja rrugë kalimi për banorët e një lagjeje të fshatit Murqinë. Ata madje kanë hapur edhe shtigje midis shkurreve, për shkak se rruga kryesore ku ata kalojnë në përditshmëri është e bllokuar.
Situata paraqitet problematike edhe në Bulqizë. Rruga që lidh qytetin e ri me qytetin e vjetër vijon të jetë e bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Rehabilitimi dhe pastrimi i kanalit kullues, nuk e shpëtoi dot Bulqizën nga përmbytjet.
Në rrethin e Bulqizës, bllokim të rrugëve ka pasur edhe në disa zona rurale.
Top Channel