Twitter dhe Facebook e bllokuan për 12 orë profilin e presidentit Trump, si masë për të ndalur mesazhet që nxitën turmat që sulmuan Kapitol Hillin.
Masa dha efekt, por nuk vonoi shumë dhe “twitter” vendosi tja mbyllë përfundimisht profilin Donald Trump. Arsyeja ishte se me mesazhet e tij ka nxitur dhunën. Një akt i tillë kurajoz u bë edhe ndaj autoritetit më të lartë në shtetet e bashkuara. Donald Trump është ende president deri më 20 janar kur në vendin e tij do të ulet Xho Bajden.
Masa drastike, shkon në linjën që kompani të mëdha si “twitter” apo “facebook” kanë “fake news”. Profilet që i shpërndajnë më shpesh mbyllen.
Po në Shqipëri, kush politikan mund të kishte fatin e Presidentit Trump. Gazeta Shqip on line ka hapur një sondazh dhe i ka vënë edhe emër politikanit. Ai është Sali Berisha. Gazeta Shqip ka pyetur a duhet t’i mbyllet llogaria edhe Sali Berishës për shpifje dhe nxitje dhune?
Dhe 85 përqind e atyre që kanë votuar. Thotë Po, duhet mbyllur. Dhe arsyet për këtë janë të shumta. Në profilin në “facebook” të ish kryeministrit ndër vite ka shumë thirrje që janë komentuar si dhunë nxitëse. Por edhe lajme të rreme, një prej të cilave e pranoi edhe vetë Berisha se ishte e tillë. Bëhet fjalë për shpifjen ndaj shefes së misionit të ONM Kalavera, të cilën zyrtarët e lartë të bashkimit evropian e detyruan ta hiqte nga profili i tij dhe në mënyrë të pazakonte të kërkonte edhe falje që kishte përhapur lajme të rreme.
Top Channel