Tre ditë para sulmit mbi Kongresin/ Policia e Capitol-it refuzoi ndihmën

08/01/2021 09:20

Tre ditë para protestës së dhunshme të mbështetësve të Presidentit Donald Trump në Kapitol, Pentagoni pyeti policinë e kompleksit të Kongresit amerikan nëse kishte nevojë për trupa shtesë të Gardës Kombëtare.

Ndërsa turma filloi të shkonte drejt Kapitolit të mërkurën, udhëheqësit e Departamentit të Drejtësisë i ofruan policisë në ndërtesën e Kongresin ndihmë me agjentë të FBI-së. Policia e Kapitolit i hodhi poshtë të dyja kërkesat, sipas një zyrtari të mbrojtjes dhe dy personave me njohuri për këtë çështje. Pavarësisht paralajmërimeve të shumta për një kryengritje të mundshme dhe burimeve të mjaftueshme dhe kohës për t’u përgatitur, Policia e Kapitolit bëri plane vetëm për një protestë të lirisë së shprehjes.

Duke marrë parasysh reagimin e dhunshëm të forcave të rendit ndaj protestave të qershorit të kaluar pranë Shtëpisë së Bardhë, zyrtarët gjithashtu kishin si qëllim të shmangnin krijimin e përshtypjes se qeveria federale po dislokonte ushtarë ose trupa të Gardës Kombëtare për t’u përdorur kundër amerikanëve. Kjo rezultoi në vërshimin e protestuesve në Kapitol dhe në mbingarkesën e oficerëve të një agjencie të zbatimit të ligjit me një buxhet të madh operativ dhe përvojë në ngjarje të sigurisë së lartë që mbrojnë ligjvënësit, të mërkurën. Katër protestues vdiqën, duke përfshirë një grua, e cila u qëllua me armë brenda ndërtesës.

Trazirat dhe humbja e kontrollit nga policia kanë ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë në Kapitol për ngjarjet e ardhshme. Veprimet e ditës së mërkurë gjithashtu ngrenë shqetësime në lidhje me trajtimin e mbështetësve kryesisht të bardhë të Presidentit Trump që u lejuan të endeshin nëpër ndërtesë për orë të tëra, ndërsa protestuesit afrikano-amerikanë dhe ata me ngjyrë që protestuan vitin e kaluar kundër brutalitetit të policisë u përballën me një polici më të fuqishme dhe më agresive.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA