Vokalisti i grupit të njohur muzikor britanik Jamiroquai, Jay Kay i ka kthyer përgjigje fansave të tij që prej dy ditësh e krahasojnë me një protestues të dhunshëm që hyri në Kongresin amerikan me kapele pellushi me brire.
Kjo sepse në kohët e arta të grupit të tij Jay Kay, muzikant i ritmeve alternative ‘dance’, shihej shpesh në videot e tij me kapele të ngjashme koke me protestuesin e famshem, mbështetës të Trump.
Në një video të postuar në rrjetet sociale 51 vjeçari Kay, fliste me një theks qesharak amerikan dhe thoshte: “Mirëmëngjes njerëz të botës. Disa nga ju më thanë se besojnë se isha dje në Uashington por më vjen keq që nuk isha me ata të çmendurit”.
Ai shkruante më tej: “Mirëmëngjes Uashington, më pëlqejnë shumë këto veshje koke, but ata nuk më duken se janë shoke për mua. Qofshi më shëndet.”
Teksa kaosi mbretëronte të mërkurën në ndërtesën e Capitol fotografët ishin magjepsur nga protestuesi i zhveshur me tatuazhe, me kapele pellushi, brirë dhe fytyrë të lyer me të bardhë të kuqe e blu.
Komentuesit e rrjeteve sociale dalluan shpejt ngjashmërinë me Kay, duke shkruar: “I shkreti Jamiroquai! Çfarë të ka ndodhur?”
Në skenat e dhunshme të Uashington DC mbështetësit e Donald Trump thyen barrikadat dhe pushtuan Kongresin e SHBA, ku të paktën një grua u qëllua për vdekje.
Top Channel