Tregtonin lëndë piroteknike në bizneset e tyre, arrestohen dy persona në Tiranë, procedohet penalisht një tjetër
Pas gjithë kësaj historie të rëndë ku janë të përfshirë persona të dy familjeve një prej detajeve të tjera ishte se Anxhelo nuk është djali i autorit Përparim Tela sipas certifikatës së lindjes.
Në certifikatën e lindjes të siguruar nga “Shqipëria Live” babai është Shkëlqimi.
Pas gjithë detajeve tronditëse, një lajm pozitiv u dha, ku vëllai i viktimave, Bashkim Metani pranoi të merrte me vete nipin e tij të mbetur jetim.
“Një herë ma ka sjellë Zhanetën në Kavalla të Greqisë dhe një herë ka ardhur motra dhe ishte shtatzënë dhe kur e pyeta se ku ishte fëmija më tha që e lindi të vdekur. Ose unë ose motra tjetër do ta marrim Anxhelon, një nga ne do ta marri se është nishani i motrës sonë”, tha ai.
Si ndodhi ngjarja?
Mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit që lamë pas Përparim Tela vrau e breshëri kallashnikovi dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metanin në sy të dy fëmijëve të mitur të kësaj të fundit. Ndërsa ditën e djeshme, ngjarja mori një rrjedhë krejt tjetër, ku Bashkim Metani, vëllai i dy viktimave tha se autori i ka shfrytëzuar për prostitucion motrat e tij në Francë. Ai gjithashtu tha se ato jetonin në një banesë me qira bashkë me bashkëshorten e tij, Vjollca Tela. Ndërsa motra e dy viktimave tha se Përparim Tela ka trafikuar 10 fëmijë, pasi i linte shtatzënë dy viktimat. Sipas saj edhe bashkëshortja e tij ka trafikuar fëmijë të saj pasi nuk arritën dot që të mbaronin vilën dhe u duheshin para. Një rrejt i mirëfilltë trafikimi fëmijësh dhe prostitucioni mes një familjeve ku anëtarët e saj bashkëjetonin me njëri-tjetrin.
Top Channel