 Pakti mes PS-PD për ngritjen e dy Komisioneve, a do të ketë rezultat Reforma Zgjedhore brenda afatit? Gjiknuri: Garanci nuk jap për…
																		
					
					
					
						Pakti mes PS-PD për ngritjen e dy Komisioneve, a do të ketë rezultat Reforma Zgjedhore brenda afatit? Gjiknuri: Garanci nuk jap për…						 
								
			Është shtyrë me tre muaj vlefshmëria e Kontrollit Teknik të automjeteve. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor (DPSHTRR) Akti Normativ është firmosur nga Kryeministri Rama dhe ministrja e Belinda Balluku.
Sqarohet se me këtë VKM çdo certifikatë aktuale e SGS apo e njohur ndryshe se kolaudimi, fiton edhe 3 muaj vlefshmëri. Shtyrje të vlefshmërisë së certifikatave përfitojnë të gjitha llojet e mjeteve. Megjithatë bëhet me dije se taksat duhet te paguhen në afatet përkatëse, ndryshe do të ketë kamat vonesë.
Kjo shtyrje e vlefshmërisë të Kontrollit Teknik bëhet për shkak të bllokimeve të vazhdueshme të qarkullimit në pandemi për vitin 2020.
Ndërkaq, shërbimi i ri i kolaudimit po përgatitet për të kaluar nga koncensionari në shtet dhe do të bëhet një herë në dy vite.
Top Channel