Një aksident fatal ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lezhë.

Mësohet se në aksin rrugor Lezhë -Milot, në Ishull Lezhë, drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi D.D.,24 vjeç ,banues në Lezhë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes, i riu ka gjetur vdekjen. Ndërkohë ka marrë dëmtime pasagjeri shtetasi N.P.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA