Rreth 900 emigrantë nga Azia e jugut dhe rajone të tjera po e kalojnë ndërrimin e viteve në acar, nën temperatura të ulëta, në kampin e djegur në Bosnje Hercegovinë, pasi nuk iu ofrua strehim tjetër i përshtatshëm.

Ata mbeten në kampin Lipa, që javën e kaluar u përfshi nga flakët në veri perëndim të vendit, ndërkohë që nuk është arritur akordi për ti zhvendosur ata në një garnizon ushtarak.

Pamjet video tregonin ata që ecnin përmes pyllit, me sendet e tyre në krahë, pasi autobusët që duhej ti zhvendosnin, ishin ndalur. Ata shpresonin që nga Bosnja të mund ta arrinin Kroacinë. BE dhe agjencitë e tjera të ndihmës kanë paralajmëruar për një krizë humanitare ndërsa emigrantëve u mungojnë edhe sendet bazë, ndërkohë që autoritetet qendrore dhe ato lokale në Bosnjë vazhdojnë të përplasen mes tyre.

Një deklaratë e përbashkët nga organizata e OKB për emigracionin, save dhe children, dhe grupe të tjera, thuhet se autobusët nuk nisën asnjëherë nga vendi ku ndodhej kampi, pas një mosmarrëveshjeje në nivele të ndryshme të pushtetit dhe protestave të popullatës lokale.  Vitet e fundit, mijëra njerëz, mes të cilëve refugjatë nga konfliktet në Afganistan dhe Siri, kanë hyrë në Bosnje me shpresën se do të mund të marrin azil në BE duke kaluar në Kroaci. Sidoqoftë, shumë prej tyre janë detyruar të qëndrojnë në Bosnje. BE i ka dhënë autoriteteve të vendit 60 milionë euro, por pengesat diplomatike mbeten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA