Festë pas humbjes/ Shkrimtarja Rita Petro me mesazh për vazhdimësinë e jetës

31/12/2020 19:49

Rita Petro e kishte të vështirë të më jepte një intervistë të zakontë, me gjëra të thëna rëndom në televizion, e me tituj gazetash që ajo humbi bashkëshortin.

E kisha partner sqaron, jo bashkëshort, madje mund të ketë qenë ndër të parat që e solli këtë term bindshëm nëpër ekrane. Partneri i saj pra nuk jeton më. Ky vit ja mori atë, duke i lënë pas dhimbje të thellë. Por sërish e gjeti forcën të zbukurojë për festa shtëpinë e saj. Si shenjë e vullnetit të vazhdimësisë. Jeta nuk mund të ndalet, ajo ka ligjet e saj.

Ne festat i kemi pasur gjithmonë qejf. Festat na lidhin me njëri tjetrin. Na bëjnë njerëz më të dashur dhe të harrojmë ato moritë e vockla që kemi. Qoftë në lidhje me punën, e qoftë me njëri tjetrin në familje.

Ajo më tregon sendet e tij dhe mes syresh edhe dhuratën e parë që i ka bërë.

Kjo është shumë e thjeshtë si dhuratë, por e ka përshkruar edhe në romanin e tij “Kufiri”, sepse është dhurata ime e parë, në takimin tonë të parë, 22 vjet më parë. Ishin tamam ditët para vitit të ri.

Makinën e shkrimit ma dhuroi mua për ditëlindjen, sepse sapo kisha nisur romanin dhe ma ka shkruar dhe emrin aty. Ndërsa kur dilnim në ballkon merrnim dhe baterinë që e lidhnim me muzikën. Ndërkohë që muzika jazz na shoqëronte pasditeve.

Si dy fëmijë gëzueshëm puthen mes ngjyrave të kremit të tortës. Megjithëse ajo festonte 50 dhjetorin.

Kjo është fotoja e 50 vjetorit tim që më lyen me tortë dhe që e quaj me fat që është kapur ky moment.

Sa shumë mund ta duash dikë, kur edhe vdekjen e ëndërron sëbashku me të.

Këtu kemi një foto tjetër shumë domethënëse, në të cilën janë mbivendosur vargjet tuaja; A të kam thënë ndonjëherë, se dua të vdes në pranverë, bashkë me ty, lëkundur në një shtrat lisharës, varur në degën e një lisi plak. Gjithmonë flisnim më Latifin për pleqërinë dhe thonim, kur të mos kemi më fuqi për të vrapuar, apo vallëzuar, do të kishim dëshirë që të dehur nga ajri i pranverës, të largoheshim të dy nga kjo botë. Këto ishin ato ëndrrat që kishim kur ishin shumë të dashuruar me njëri tjetrin, por që i ruanim sërish bashkë.

 Kjo pikturë është e një mikut tonë, që jetom në Gjermani, Artur Aliaj. Kisha një fotografi që ishte nga më të dashurat për mua dhe ishte e kohës 20 e ca vjet më përpara.

Edhe kjo është një pikturë e një mikut tonë Ilir Jorgo, që jeton në Greqi. Kurt po botonim romanin “Kufiri” e kuptova që kjo i shkonte shumë si zgjedhje për kopertinën. Ai e ka të titulluar “Pasioni i Kuq”.

Në kopshtin e tyre ka një kujdes të madh. Ashtu sic duhet të kujdesesh për një qenie të brishtë, e kryefjala e pasditeve të kaluara këtu mes çiftit, ishte muzika jazz.

Uroj për të gjithë shqiptarët, një vit të ri të gëzuar. 2021. Dhe që ta kalojmë sa më lehtë të gjithë këtë dhimbje që na ka shoqëruar gjatë këtij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA