Në një lidhje direkte nga Kroacia, për emisionin “Shqipëria live”, Alban Morina tregon pse vendosi të prodhojë bukë për qytetarët e prekur nga tërmeti.
Kroacia u godit nga një tërmet i shkallës rihter 6.3. Shumë shtetas kanë mbetur pa shtëpi.
I riu nga Hasi zotëron një rrjet furrash buke dhe këto ditë vendosë të shpërndajë falas për të gjithë ata që kanë nevojë. “Kam marrë shumë telefonata, këtu rreth 60% e shtëpive janë prishur banorët janë në vështirësi”. Ai shton se në Petrinja ka mungesë të ujit dhe energjisë elektrike duke ia vështirësuar më shumë punën.
Albani kujton tërmetin e një viti më parë në Shqipëri dhe thotë se situata në Kroaci është e ngjashme, “ka kaos në menaxhimin e situatës dhe shpërndarjen e ndihmave”.
Sipas tij lëkundjet e herëpashershme vazhdojnë, madje edhe gjatë momentit të intervistës toka po dridhej.
Top Channel