Dëmet nga tërmeti

 Një tërmet me magnitudë 6,3 ballë të shkallës Rihter tronditi para pak minutash Kroacinë, ndërsa raportohet për një fëmijë të vdekur.

Tërmeti u ndje edhe në Itali, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. Qyteti më i prekur është ai i Petrinjës, me ndërtesa të rrëzuara dhe me linja elektrike dhe telefonike të ndërprera.

Sipas medias kroate “Jutarnji list”, një fëmijë ndërroi jetë në Petrinja pas shembjes së ndërtesës. Ndërsa një djalë i ri që ishte në çatinë e një shtëpie në një fshat afër Petrinjas në kohën e tërmetit përshkroi atë që ndodhi.

“Ne po punonim në çati, të gjithë u hodhëm kur ndodhi tërmeti. Shtëpia u shemb plotësisht. Nga dhjetë shtëpitë në atë fshat, nëntë u shembën. Të gjithë pronarët e objektit në të cilin kemi punuar arritën të shpëtojnë “, tha ai.

Kryetari i Komunës së Petrinjës, Darinko Dumbović thotë se një kopsht i qytetit u shemb.  “Në kopshtin e fëmijëve të shkatërruar nuk kishte fëmijë. Në të dytin kishte fëmijë, por ata arritën të dilnin jashtë. Unë ftoj zjarrfikës profesionistë që të ndezin makinat dhe të vijnë në Petrinja. Ne kemi nevojë për ndihmë, “tha Dumbovic.

Kroacia u godit edhe ditën e djeshme nga tërmeti me magnitudë 5.2 ballë në orën 6 e 28 minuta, ku u dëmtuan disa ndërtesa.

Epiqendra e tërmetit ishte afër qyteteve Petrinja dhe Sisak, rreth 50 km në jug lindje të kryeqytetit Zagreb. Tërmeti u pasua nga një lëkundje tjetër me magnitudë 4.9, sipas qendrës evropiane sizmologjike.

Ky është tërmeti më i fortë që godet Kroacinë këtë vit, ndërsa në mars, një tërmet me magnitudë 5.3 u regjistrua në Zagreb, duke i marrë jetën një personi e duke plagosur 27 të tjerë.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA