Kandidatja për Gjykatën Kushtetuese, Zhaklina Peto nuk është dorëzuar por ka paditur sërish Këshillin e Emërimeve në Drejtësi pasi e përjashtuan nga gara.
Sipas Petos, relatorja Miranda Andoni dhe KED nuk kanë pritur dhe kanë vazhduar mbledhjen në orën 12:00, dhe rreth 6 orë pas mbledhjes ajo është njoftuar se është skualifikuar nga gara, pavarësisht gjendjes së saj.
Kandidatja thotë se vendimi i KED është i paprecedentë, i zhytur në paligjshmëri dhe në kundërshtim të hapur dhe në manipulim të vullnetit të saj të lirë, KED ka vendosur përfundimin e procedurës së verifikimit të saj, për shkak të dorëheqjes, ndërkohë që asnjëherë sipas saj nuk e ka shprehur vullnetin në formë zyrtare dhe të kërkuar nga ligji për dorëheqje.
Ajo thekson se relatorja e çështjes, në këtë rast Andoni, ka paraqitur në pyetjet e saj konkluzione të pasakta, të rreme dhe në kundërshtim të hapur me situatën faktike, ndërkohë që ajo ndodhej në mes të një procesi hetimor, duke shkelur në mënyrë të rëndë procedurën e paraqitur në vendim.
“Relatorja e ceshtjes ka injoruar në mënyrë të qëllimtë të gjitha dhe cdo kërkesë timen për të më sqaruar pyetjet e saj, vecanërisht duke patur parasysh që këto pyetje ishin esenciale në një proces, ku gjetjet e saj tashmë përfshin cështje dhe aludime të reja jashtë hetimit dhe konkluzioneve të dy procedurave të mëparshme. Relatorja në një akt të paprecedntë dhe flagrant ka lënë në mes procedurën e hetimit dhe verifikimit të gjetjeve të mia nga organet tatimore (DPT dhe DRTT), duke parashtruar në relacion dhe vendim gjetje dhe konkluzione tërësisht të pavërteta dhe në kundërshtim të hapur me konkluzionin e dhënë në aktet dhe shkresat e organeve tatimore, duke kryer një shkelje të rëndë të procedurës. Ajo nuk ka pritur përgjigjen zyrtare të DRTT dhe nuk më ka komunikuar qëllimisht përgjigjen zyrtare, e cila fatmirësisht më është dërguar edhe mua nga DRTT për dijeni.”
“Relatorja ndodhet në kushtet e përgjegjësissë penale dhe ka kryer një shkelje të rëndë proceduriale, në kundërshtim të hapur më [Vendimi nr. 4, Kushtetuta dhe Kodi] teksa ajo ka fshehur qëllimisht dhe dhe nuk ka përfshirë në relacion një nga dokumentat thelbësorë që sqaron në mënyrë shteruese pozicionin tim, në lidhje me dekalrimin e sakte dhe pagesën e plotë të tatimeve dhe taksave në lidhje me shitjen e automjetit tim. Relatorja në mënyrë të qëllimtë ka fshehur dhe nuk ka cituar aktet ligjore (vendime të këshillit të ministrtave dhe urdhëra të Minsitrit të Financave), të cilat kundërshtojnë hapur gjetjet e saj në lidhje me shitësit e apartamentit tim, duke dashur që qëllimisht të dëmtojë figurën dhe integritetin tim dhe familjes sime”, shkruan Peto.
Ajo gjithashtu në kërkesë-padi thotë se relatorja e çështjes ka injoruar dhe ironizuar gjendjen e saj shëndetësore ndërsa ishte e prekur me COVID-19.
“Në një akt të paprecedentë, relatorja ka injoruar tërësisht gjendjen time shëndetësore, shkaktuar nga infektimi im dhe diagnostikimi me CARS Cov-2, duke shkelur haptazi parimet dhe dispozitat e Kodit të Procedurs Administartive (per tu cituar), Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, duke rrezikuar shëndetin tim dhe të të tjerëve, dhe duke më shtyrë në paligjshmëri, të veproj në kundërshtim me aktet normative dhe legjislacionin e adoptuar nga qeveria e Republikës së Shqipqërise në kuadër të pandemisë Covid-19. Më keq akoma ajo ka ironizuar dhe është taullr haptazi me kërkesën time. Është shokuese dhe e pashpjegueshme, që në këto rrathana të ndikuara nga situata madhore, relatorja në mënyrë tërësisht të paarsyeshme, injoroi raportin mjekësor duke më vendosur pa asnjë arsye ligjore, në një pozicion diskriminues, poshtërues, totalisht të papërshtatshëm dhe në pamundësi për të ushtruar të drejtat e mia, të garantuara nga ligji, pa përmendur këtu ironinë e saj dhe cinizmin, dhe presionin psikologjik të ushtruar ndaj meje. Unë e konsideroj këtë veprim të pa-precedentë, aspak human, në kundërshtim me normat etike, por edhe në shkelje flagrante të të drejtave të mia ligjore”, shkruan Peto.
Peto ka renditur sipas saj shkeljet e KED-së:
Mohimi i të drejtës për një proces të rregullt ligjor;
Mohimi i të drejtës për tu dëgjuar në;
Mohimi i të drejtës për tu mbrojtur;
Mosnjoftimi në mënyrë të qëllimshme rreth rezultateve konkrete të marra nga institucionet shtetërore;
Hartimi i një relacioni në keq interpretim të të dhënave të marra nga institucionet shtetërore apo mospasqyrim me dashje e dokumentacionit të nxjerrënga institucionet shtetërore në favorin tim;
Keqbesimi në vlerësimin ligjor të gjetjeve;
Shkeljen e rregullave procedurialë të parashikuar në nenin 223, 224 dhe 225 të Ligjit nr. 115/2016, përsa i përket formimit të trupës vlerësuese me anëtarë të paanshëm qoftë edhe në dukje;
shkeljen e rregullave proceduriale në thirrjen e mbledhjes së organit kolegjial, standartet që duhet të përmbushin aktet që i nënshtrohen vlerësimit dhe vendimmarrrjes së organit kolegjial, procedurat që ndjek organi kolegjial në diskutimin e çështjeve për të cilat është thirrur;
Mungesa e standarteve në kryerjen e procedurës së vlerësimit, në shkelje të të gjitha parimeve kushtetuese;
Vendosja e kufizimit të së drejtës në mënyrë të paarsyetuar dhe në kundërshtim me kriteret ligjore dhe frymën e kushtetutës,
Mungesë e arsyetimit të vendimit.
Kujtojmë se Peto ka paditur më parë KED-në, pasi këta të fundit e përjashtuan nga gara për në Gjykatën Kushtetuese për mosplotësim kriteresh.
Gjykata Kushtetuese është funksionale tashmë me 6 anëtarët e zgjedhur, pas emërimit të Altin Binajt.
Top Channel