Bashkimi Evropian nisi fushatën e koordinuar të vaksinimit kundër Covid-19, në atë që zyrtarë të lartë të bllokut e përshkruan si “një moment prekës uniteti”. Në Romë, imunizimi nisi nga stafi mjekësor i spitalit Spallanzani, pjesëtarëve të të cilit iu administrua vaksina e Pfizer-BioNTech.

Infermierja Claudia Alivernini, e para që e bëri vaksinën, e përshkroi këtë si një moment përgjegjshmërie. Si një nga personat në frontit e pare të betejës kundër sëmundjes, Claudia i ka parë nga afër pasojat e vërteta të saj.

“U vaksinova sot me një ndjenjë të thellë krenarie dhe përgjegjësie, një gjest i vogël, por thelbësor për të gjithë ne. Sot jam këtu si qytetare, por mbi të gjitha si infermiere që përfaqëson fushën e saj dhe personelin shëndetësor që ka zgjedhur të besojë te shkenca. I kam prekur gjërat nga afër, e kam parë me sytë e mi se çfarë ndodh në luftën kundër virusit, kemi qenë në vijën e parë të frontit që prej fillimit të kësaj emergjence. Por sot e dimë se kjo është një ditë vendimtare: shkenca dhe mjekësia janë rruga e vetme, së bashku me ndjenjën tonë individuale të qytetarisë, e cila do të na lejojë të dalim nga luftë ngadhënjimtarë. Jua them me gjithë zemër: të vaksinohemi për veten, për njerëzit që duam dhe për komunitetin”, shprehet ajo.

Sllovakia i administroi gjithashtu dozat e parë të vaksinës së Pfizer-BioNTech.

“Nëse më shumë se 70% e njerëzve vaksinohen, atëherë them se nuk do të na duhet të shqetësohemi për pushimet këtë verë”, thotë Vladimir Krcmery, nga Komisioni Shtetëror i Pandemisë.

Sipas një sondazhi, shumica e qytetarëve në Gjermani dëshirojnë ta bëjnë vaksinën, megjithatë mbi  gjysma e pjesëmarrësve në anketim u shprehën të shqetësuar për efektet anësore.

Top Channel