Një 67-vjeçar i infektuar me Covid 19 ka humbur jetën në Sarandë, ndërsa janë shënuar shtatë raste të reja në të gjithë vendin.

Pesë qytetarë janë konfirmuar pozitivë në Tiranë, 1 qytetar në Durrës dhe një në Vlorë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 154 qytetarë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,961 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 18 Mars 2023)

Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 303

Testime totale 2,045,552
Raste pozitive 333,716
Raste të shëruara 329,961
Raste Aktive 154
Humbje jete 3,601

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 136
Berat. 7
Fier 5
Vlorë 3
Durrës. 2
Shkodër. 1

Top Channel