Alda Bardhyli

Të gjitha dashuritë janë njësoj. Në një letër dërguar të dashurit të saj Nelson Algred, Simon De Beauvoir shprehej kështu, teksa përpiqej t’i shpjegonte se, pavarësisht këtij përkufizimi, që e gjen në të gjithë historinë e letërsisë, dashuria e saj për të ishte ndryshe.

Nëse do të arrinte të përkufizonte padurimin e leximit të një rreshti prej tij, ajo do të mund të kishte gjetur ndoshta shpëtimin. Por, në da-shuri askush nuk shpëton, as ata që janë në gjendje të shkruajnë libra, e të ndërtojnë jetë personazhesh. Ndër sfidat e reja të letërsisë në shekullin XXI është dhe qasja e saj ndaj dashurisë.

Në kohën kur duket që romantizmi ka mbetur vetëm në libra dhe kur teknologjia përpiqet ta çojë njeriun në rrugë të reja dhe perceptimi i dashurisë ka ndryshuar. Nëse më parë personazhet takoheshin në rrugë, në një bar, apo në stacione treni (si Ana Karenina dhe Vronski), tashmë teknologjia ka krijuar terrene të reja, ku mund të takohen dy personazhe, duke e ftuar letërsinë të hulumtojë mundësitë e saj. Arlid Farizi, shkrimtar nga Maqedonia, na tregon me librin e tij të ri “Dashuri në kohën e fejsbukut” se letërsia shqipe ka nisur të eci në ujërat e temave të modernitetit. Shqetësimi i shkrimit të tij ka të bëjë me ndërtimin e njeriut modern.

Elaborimi i modernitetit, përmes më-nyrës se si sot jetohet një dashuri është ndoshta një nga elementët që e bën leximin e këtij libri interesant. Gjithçka ndodh përballë ekranit të një kompjuteri ku një “friend request” (kërkesë për miqësi) përmbys gjithë qetësinë e personazhit kryesor. Tashmë gjithë bota e tij mendore përpiqet të elaborojë kër-kimin ndaj së panjohurës, që dalëngadalë do të ndryshojë gjithë ditën e tij. “Një dritëz e kuqe që lajmëron ardhjen e një diçkaje më mistike se ardhja e Krishtit, diçka si e fundme e paemërt, e panjohur, e patakuar ndonjëherë diku… Ajo… i dukej më shkatërrimtare se fjala “njeri” që mundi sfinksin. Ajo ishte mbinjeriu grua, banonte në metabotë, në një semantikë që ia përdhosi edhe dijet letrare”, shkruan Farizi.

Autori e di se personazhi i tij tashmë s’mund të jetë i qetë. Atij sapo i ka ndodhur shkëndija e parë e një historie dashurie, që i kujton letërsinë apo tregimet. Tashmë tun-dimi ishte shfaqur në formën e tij më të plotë dhe i takonte atij të vendoste ta linte personazhin, apo jo, t’i dorëzohej atij. Atëherë Farizi bën atë që çdo shkrimtar kurioz për jetën e personazheve do të bënte. E lë të lirë. Në gati 100 faqe libër ne na shpa-loset një nga rrugëtimet që ka munguar në tematikat e letërsisë së këtyre viteve, ai i dashurisë në kohën e internetit. Nëse media prej kohësh ka nisur të hulumtojë pasojat dhe historitë e dashurive që lindin në platformat online, dhe shumë autorë të huaj kanë ndërtuar libra mbi këtë temë, në letrat shqipe ky subjekt është shtjelluar shumë pak.

Për-fshirë kontekstin që këtë histori e shkruan një autor që na vjen nga brezi i ri i shkrimtarëve shqiptarë të Maqedonisë, e bën leximin e këtij libri ndjellës.

Nga një faqe në tjetrën shpaloset një dimension tjetër njerëzor, i cili duket se për-kufizon nocionin universal se dashuria është gjithnjë e njëjtë, ashtu si vuajtja e saj. Por, ajo që e bën të bukur atë është tregimi. Dhe Farizi zotëron të gjitha aftësitë e një tregim-tari të mirë për ta bërë rrëfimin e bukur.
Në sfidat e prozës së re shqipe, proza e shkruar nga Farizi tregon për një zë të denjë që i bashkangjitet historisë sonë të re letrare, i cili ka gjithë formimin kulturor që duhet të zotërojë një shkrim i mirë.

E këtë e tregon përmes një historie dashu-rie të pazakontë, por që, ashtu si të gjitha his-toritë e dashurisë, kanë aftësinë të të ma-gjepsin sa herë i takon.

Top Channel