Izraeli terrorizon me fluturime të ulëta mbi kryeqytetin e Libanit teksa sulmon në Siri

26/12/2020 20:53
Sulmet izraelite ne Siri te para prej Libanit

Avionët gjuajtës izraelitë kanë fluturuar dje ulët në Beirut dhe zona të tjera të Libanit duke terrorizuar banorët për Krishtlindje, gjatë misioneve sulmuese në Siri.

Mediat libaneze flisnin për lëshime raketash që shiheshin në qiellin e Beirutit.

Pak më vonë agjencitë siriane të lajmeve raportonin për shpërthime në qytetin qendror sirian Masyaf dhe shtonin se sistemet e mbrojtjes raketore kishin reaguar ndaj nje sulmi të avionëve izraelitë në rajonin Hama.

Ministria siriane e mbrojtjes tha se Izraeli “nisi një agresion me një numër raketash” nga veriu i Libanit drejt rajonit të Masyaf, teksa shtonte se sistemet mbrojtëse kishin interceptaur shumicën e raketave.

Gjuajtësit izraelitë shkelin shpesh hapësirën ajrore të Libanit duke kryer sulmet në Siri nga hapësira ajrore libaneze.

Por sulmet e Krishtlindejve ishin më shurdhuese se zakonisht, duke terrorizuar rezidentët e Beirut, qyteti port në të cilin ndodhi shpërthimi katastrofik i kësaj vere në depozitat e nitratit të amonit.

Vitet e fundit Izraeli pranon kryerjen e sulmeve në Siri ndaj objektivave të dyshuara iraniane dhe organizatës militante Hezbollah.

Rajoni i Masyaf në Siri është një bazë e konsiderueshme ushtarake qeveritare me akademi ushtarake dhe qendër shkencore kërkimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA