Policia e Elbasanit ka dhënë më shumë detaje për sulmin me armë nga Josif Kavaja ndaj forcave të Drejorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe më pas ndaj forcave Renea.
Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit Kavaja u plagos dhe për momentin po merr mjekimin në spital, ndërsa kanë vijuar veprimet me kontrollin e banesës.
Si rezultat i kontrollit të banesës të kryer nga Grupi i Posaçëm Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, janë gjetur dhe sekuestruar 13500 fishekë model 56, një kuti me 70 fishekë pistolete 30 granta difesive, rreth 2 kilogram kanabis sattiva dhe një sasi me fara kanabis.
Më parë në momentin e arrestimit , policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën e zjarrit me të cilën ky shtetas qëlloi mbi policinë si dhe një sopat.
Kujtojmë se pas më shumë se 12 orësh në arrati, policia ka arritur të arrestojë 45-vjeçarin Josif Kavaja në fshatin Seltë të Elbasanit.
Pas thirrjeve për disa orë rresht për tu dorëzuar, Kavaja nuk ju është bindur urdhrave të policisë.
Në orët e para të mëngjesit ka hapur zjarr ndaj forcave të RENEA-s dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur.Forca të shumta policie kanë blinduar spitalin si dhe derën e repartit të kirurgjisë.
Top Channel