Predikuesi evangjelist i apokalipsit Paul Begley ka thënë së fundmi në referatet e tij se një grup misterioz i quajtur “Iluminati” kontrollojnë fshehtësisht botën dhe kanë nisur të tregojnë dorën e tyre të ligë, teksa afron apokalipsi.
Predikuesi i famshem kristian amerikan shton më tej se forcat Satanike që kërkojnë krijimin e “rendit të ri botëror” janë përgjegëjse për zhdukjen e 13 monolitëve të shfaqur në të gjithë botën.
Begley thotë se grupi djallëzor “Iluminati” i cili fshehtësisht kontrollon botën, tani po e tregon hapur veten e tij pasi “fundi po afrohet”.
Instalacionet e çuditshme prej metali që kishin nisur të shfaqeshin nëpër botë prej muajit të kaluar, arritën numrin 13, për çka predikuesi i apokalipsit thotë se njihet si numër i pafat: “13 monolitët e iluminatëve … në 13 vendndodhje të ndryshme, është arsyeja përse e them këtë. Disa njerëz shqetësohen se mund të jetë një pushtim alien, apo se një mashtrim i madh është duke ndodhur”.
Ai shton më tej: “Unë mendoj se … një pjesë e Iluminatëve të këtij rendit të ri botëror, që njihet ndryshe si Mbretëria e Bishave, ose e qeverisë botërore, mendoj se janë të lidhur me monolitët”.
Profeti i njohur i internetit shtonte se disa evente të vitit 2020 si “Ylli i Krishtlindjes”(eklipsi i Saturnit me Jupiterin) apo sëmundjet e përhapjes masive të karkalecave janë profeci biblike të ardhjes së dytë të Jezus Krishtit, të cilat po realizohen.
Eventi i rrallë qiellor mes Jupiterit e Saturnit mund të shihej me sy të lirë natën e Solsticit të Dimrit, ndërsa pastori Begley shtonte në një koment të fundit: “Të gjitha këto gjëra po ndodhin në të njëjtën kohë. Ndiqni sinjalet biblike: karkalecat, tajfunët, erërat monsun. Ylli gjithashtu u shfaq në qiell, gjëra që nuk ishin parë që prej vitit 1226.
“Tani që profecitë po zbulohen, edhe zhgënjimi i madh po del në dritë; Iluminatët po shfaqin planin e tyre për të mashtruar botën dhe për të mundur Jezus Krishtin, por Satani tashmë ka humbur prandaj ju duhet t’ia jepni jetën tuaj Jezus Krishtit”, përfundon ai.
Top Channel