Krishtlindja në Greqi/ Fëmijët e shkollës “Omiros” të Korçës dhe Himarës këndojnë për kryeministrin

25/12/2020 01:56

Krishtlindjet e këtij viti janë të ndryshme, por përmes teknologjisë, fëmijë nga cepat më të largët të Greqisë i kanë kënduar sipas traditës kryeministrit grek Mitsotakis dhe ministres së arsimit Kolendrat, këngët karakteristike të Krishtlindjeve.

E veçanta kësaj here ishte se në këto urime kanë marrë pjesë edhe fëmijët që mësojnë në shkollën “Omiros” të Korçës dhe Himarës.

‘2021-shi të na gjejë të gjithëve të shëndetshëm, për t’i dhënë fund kësaj peripecie të madhe, në mënyrë që të vij të ju vizitoj nga afër dhe të realizoj atë që thatë në vargun e fundit të këngës, se vërtet ia vlen, ia vlen të gjendemi në vendin tuaj, t’ju shtrëngojmë duart, t ju themi sa sa ju duam dhe sa ju mbështesim’- Mitsotakis .

Ishte hera e parë që liderët politike grekë nuk priten fëmijë në zyrat e tyre sipas traditës për shkak të pandemisë. Pragu i Krishtlindjeve të sivjetshme gjen Greqinë për herë të parë pas disa javësh me pak humbje jetë nga koronavirusi, 55 sipas autoriteteve shëndetësore, me numër më të ulët të intubuarish , 476 dhe më 873 të prekur.

Krishtlindjet për herë të parë ashtu si në gjithë botën festohen në Greqi me rregulla të rrepta pasi nuk lejohet qarkullimi pas orës dhjetë të mbrëmjes deri në mëngjes, por me shpresën se njerëzimi do e përballojë dhe do e lëre pas edhe këtë pandemi.

Top Channel