Dibër- Rreth orës 18.00, në vendin e quajtur “Kthesa e Majtarës”, njësia administrative Maqellarë, në rrethana ende të paqarta është plagosur në pjesën e këmbës shtetasi F. Z., rreth 51 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel ka siguruar pamje nga vendi ku është plagosur 51-vjeçari.
Dibër/ informacion paraprak
Rreth orës 18.00, në vendin e quajtur “Kthesa e Majtarës”, njësia administrative Maqellarë, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se është plagosur në pjesën e këmbës shtetasi F. Z., rreth 51 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel