Një infermiere në Meksikë u bë personi i parë në Amerikën Latine që mori vaksinën e koronavirusit kur vendi i saj nisi programin e vaksinimit.

Meksika ka marrë një ngarkesë fillestare prej 3 mijë dozash të vaksinës amerikano-gjermane, Pfizer Biontech. Vendi ka një nga bilancet më të rënda të viktimave në botë duke u renditur pas SHBA, Brazilit dhe Indisë.

Vetëm pak më vonë, Kili dhe Kosta Rika po ashtu nisën administrimin e të njëjtës vaksinë.

Argjentina po ashtu planifikon të fillojë vaksinimin masiv ditët e ardhshme por ka zgjedhur ta bëjë këtë me vaksinën ruse Sputnik V për fazën e parë me një ngarkesë prej 300 mijë dozash që mbërriti në Buenos Aires të enjten në mëngjes.

Brazili ndërkohë që ka regjistruar edhe numrin më të lartë të viktimave në rajon nuk do të fillojë vaksinimin deri në mes të shkurtit, pavarësisht rritjes së shifrave kohët e fundit. Presidenti Jair Bolsonaro thotë se ai nuk ka ndër mend të vaksinohet. Ai beson se ka tashmë imunitet ndaj koronavirusit ndërsa rezultoi pozitiv më herët këtë vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA