Në Laç ku ka nisur sot ndërtimi i pallateve të reja në bashkëpunim me qeverinë turke për banorët të cilët humbën banesat nga tërmeti i 26 nëntorit.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në prezantimin e lagjes së re në Laç në bashkëpunim me Turqinë, tha se kjo është një lagje simbol e duarve të shtrënguara të miqësisë dhe solidaritetit.
Rama foli për rilindje të zemrës së qytetit të vogël të Laçit me një lagje të re e cila është e ndarë në dy zona; njëra zonë, më e madhja në këtë krah, e cila po ndërtohet nga themelet nga Turqia dhe zona në krahun tjetër që ka nisur me infrastrukturën dhe do ndërtohet nga qeveria e Shqipërisë.
“Sot jemi këtu për të dëshmuar solidaritetin e jashtëzakonshëm që Republika e Turqisë dhe presidenti Erdogan kanë shprehur qysh në momentet e para pas fatkeqësisë së madhe të 26 nëntorit të shkuar dhe po ashtu edhe fjalën e mbajtur të presidentit dhe të miqve tanë turq për të nisur nga puna dhe për ta rilindur zemrën e qytetit të vogël të Laçit me një lagje të re e cila është e ndarë në dy zona, njëra zonë, më e madhja në këtë krah, e cila po ndërtohet nga themelet falë kësaj mbështetjeje dhe zona në krahun tjetër që ka nisur me infrastrukturën dhe do ndërtohet nga qeveria e Shqipërisë.
Është një lagje, një lagje simbol e duarve të shtrënguara të miqësisë dhe të solidaritetit, e cila do të jetë këtu për kohë që vijnë si dëshmi e kësaj marrëdhënie krejt të veçantë mes dy popujve dhe dy qeverive tona. Turqia ishte pjesë e vendeve mike që jo vetëm u shprehën më fjalë qysh në momentet e para por angazhuan forca njerëzore dhe burime materiale për të qenë të pranishëm kur ende jetë njerëzore kërcënoheshin nga gërmadhat. Kam pasur privilegjin të takoj forcat turke të kërkim shpëtimit. Presidenti Erdogan më ka ftuar të jem i pranishëm në vendin mik në një evetn të madh në të cilin ka apeluar për sodilaritet dhe ka lajmëruar gatishmërinë për ndërtimin e 500 apartamentave dhe menjëherë së bashku me një tjetër mik të mirë që e kemi njohur, ministrin Mehmet Kurum ne kemi filluar punën, duke u mbështetur te eksperienca e madhe e agjencisë turke, duke vënë në komunikim arkitektët dhe projektuesit. Ky projekt nuk është thjesht një projekt me apartamente, por është edhe një projekt që vjen si shprehje respekti për territorin, një projekt që vjen me parametra urban miqësor me territorin, dhe merr në konsideratë elementë tradicionalë të përkthyer në një arkitekturë bashkëkohore.
Falënderoj ministrin sepse ka qenë kyç në nxitjen në këtë rrugë të projektit për të mos pasur thjesht një lagje me pallate te reja. Duke ndërtuar këtë lagje të re, ne arritëm të sistemojmë përroin e vjetër që ishte një gangrenë në këtë qytet dhe që me rrëmbimin e tij përmbyste në mënyrë sistematike qytetin, dëmtonte tregtarët dhe banorët, praktikisht e bënte të pajetueshëm këtë qytet të vogël. Ka qenë këmbëngulja e kryetarit të bashkisë, pastaj kërkesa jonë dhe gatishmëria e ministrit”, shprehet Rama.
Top Channel