
23/02 10:54
Mbrëmjen e djeshme, një tërmet me magnitudë 4.6 goditi zonën e Ragusa-s, në Siçili.
Nisur nga të dhënat e Institutit Kombëtar italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, epiqendra është lokalizuar në det, 15 kilometra në jug të Acate-s, me thellësi 30 kilometra. Lëkundjet sizmike shkaktuan panik, çka solli grumbullimin e njerëzve në rrugë dhe sheshe.
“Pata shumë frikë, gjithçka po tundej”, shprehet qytetari Stefano Sucato.
Për fat të mirë, mediat italiane ende nuk kanë raportuar të plagosur apo dëme. Tërmeti u ndje në Sirakuzë, Catania dhe midis Licata (Agrigento) dhe Gelas (Caltanissetta), por edhe në Palermo.
Top Channel