Imzot George Frendo  ka reaguar për vendimin e Komiteti Teknik të Ekspertëve lidhur me masat e reja kufizuese ku parashikohet që nga ora 20:30 deri në orën 06:00 Shqipëria të jetë në karantinë.

George Frendo i ka shkruar një letër kryetares së Komitetit Teknik, Mira Rakacollit, ku thotë se ‘Vendimi na duket i nxituar e diskriminues ndaj komunitetit katolik’.

Fendo më pas shkruan se me kënaqësi do kishin marrë pjesë në konsultim për këtë vendim ndërsa shton se janë njoftuar besimtarët që mesha do mbahej në orën 20:00.

Letra: 

E Nderuar Zonja Rakacolli,
U njohëm me vendimin e ri të Komitetit të Ekspertëve të drejtuar prej jush, rreth kufizimit në kuadër të masave anti-COVID të marra nga qeveria shqiptare që ndalon qarkullimin e njerëzve pas orës 20.30, duke filluar nga data 24 dhjetor, pikërisht natën e Krishtlindjes.
Ne si Kishë Katolike kishim marrë të gjitha masat që të kremtonim meshët në orare të përshtatshme qysh prej datës 3 dhjetor 2020, sikurse do të shihni nga dokumenti bashkëngjitur. Në këtë dokument kemi vendosur që meshët të mbahen në orare që t’u lejojnë njerëzve të kthehen nëpër shtëpitë e tyre para orës 22.00.
Ky ndryshim i papritur që nis pikërisht Natën e Krishtlindjes, na duket i nxituar dhe diskriminues ndaj komunitetit katolik, që është e vetmja Kishë e Krishterë që kremton lindjen e Krishtit netën. Sapo kishim njoftuar të gjithë besimtarët tanë dje, ditën e Diel, se mesha e Krishtlindjes do të kremtohej te enjtem në orën 20.00.
Me kënaqësi do të kishim marrë pjesë në konsultim për një gjë të tillë.
Duke ju uruar punë të mbarë ju përshëndes, me nderime

George Frendo O.P.
Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë

Top Channel