Numri i të prekurve nga koronavirusi në SHBA ka tejkaluar shifrën e 18 milionë rasteve.
Gjithsej, 18,473,716 raste janë regjistruar deri më tani në SHBA, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Deri më tani, 326,772 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.
10,802,496 persona janë shëruar nga koronavirus, ndërsa 7,344,448 të tjerë raste aktive, si dhe 28,069 persona ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore.
U deshën 284 ditë për të arritur në 9 milionë raste, ndërsa sipas të dhënave të fundit u deshën vetëm 52 ditë që SHBA të shtojë edhe mbi 9 milionë raste të reja.
Rasti i parë me koronavirus është regjistruar më 21 janar në SHBA.
Pas SHBA-së radhiten India me 10,075,422 raste, Brazili me 7,264,221, Rusia 2,906,503, Franca 2,479,151, Britania 2,073,511, Turqia 2,043,704, Italia 1,964,054, Spanja 1,830,110, Argjentina 1,547,138, Gjermania 1,534,116, Kolumbia 1,518,067, Meksika 1,325,915, Polonia 1,214,525 dhe Irani me 1,170,743 raste.
Top Channel