“Dështuat t’a mbronit”/ Foshnja 9-ditëshe ndërroi jetë pasi kokaina kaloi përmes qumështit të gjirit, prindërit shpëtojnë nga burgu
Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë gjatë gjyqit për vrasjen makabre të modeles dhe influencueses 28-vjeçare, Abby Choi, e cila u vra në shkurt të vitit 2023.
Sipas versionit të paraqitur nga Prokuroria para Gjykatës së Lartë të Hong Kongut, vrasja dyshohet se ishte planifikuar disa ditë përpara nga disa anëtarë të familjes së ish-bashkëshortit të viktimës.
Prokurorët pretendojnë se të akuzuarit kishin marrë me qira një banesë në një fshat në zonën e Tai Po dhe kishin blerë paraprakisht pajisje që, sipas tyre, do të përdoreshin për të zhdukur gjurmët e krimit. Mes tyre ishte edhe një makinë grirëse mishi.
Në bankën e të akuzuarve ndodhen ish-bashkëshorti i Abby Choi, Alex Kwong, babai i tij Kau Kwong dhe vëllai Anthony Kwong. Të tre akuzohen për vrasjen e 28-vjeçares dhe janë deklaruar të pafajshëm.
Sipas prokurorisë, më 21 shkurt 2023, Abby Choi u bind të hipte në një automjet me pretekstin se do të shkonte të merrte vajzën e saj nga shkolla. Gjatë rrugës, sipas dëshmive të paraqitura në gjykatë, ajo dyshohet se është goditur në kokë me një çekiç.
Prokurorët pretendojnë se pas kësaj trupi i saj u dërgua në banesën e marrë me qira, ku dyshohet se u krye copëtimi i trupit dhe u përdorën mjete të ndryshme për të zhdukur provat.
Motivi i dyshuar i krimit lidhet me një konflikt financiar mes viktimës dhe familjes së ish-bashkëshortit. Në qendër të mosmarrëveshjes dyshohet se ishte një apartament luksoz me vlerë rreth 60 milionë dollarë hongkongas, ose afërsisht 7.6 milionë dollarë amerikanë.
Çështja vazhdon të gjykohet, ndërsa të akuzuarit kanë mohuar përgjegjësinë për vrasjen.
Top Channel