Ditën e sotme, Agjensia Evropiane e Barnave pritet që të miratojë vaksinën anti-COVID, Pfizer-BioNTech për shtetet e Evropës.
Pas presionit nga Gjermania dhe shtetet e tjera të BE-së për të përshpejtuar proçesin, pasi ende asnjë shtet evropian nuk ka nisur vaksininim e qytetarëve, Agjensia Evropiane e Barnave me bazë në Amsterdam e afroi datën.
Nëse Agjencia Evropiane e Barnave do të miratojë vaksinën, pengesa përfundimtare është miratimi nga Komisioni Evropian i cili pritet ta ndjekë ditën e Mërkurë.
Kreu i komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka synuar fillimin e vaksinimeve në periudhën 27-29 Dhjetor, pothuajse menjëherë pas Krishtlindjeve.
Pas miratimit të EMA, shumë shtete të Evropës kanë lajmëruar se vaksinimet tek qytetarët do të nisin menjëherë në Itali, Gjermani, Greqi, Francë dhe Austri.
Top Channel