Shifër rekord që nga shpërthimi i pandemisë/ Gjermania raporton mbi 33 mijë raste të reja

18/12/2020 09:46

Gjermania gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 33.777 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), shifër më e lartë një ditore që nga shpërthimi i pandemisë.

Sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch (RKI), deri më tani rreth 1,43 milionë njerëz janë infektuar me virusin në mbarë Gjermaninë. COVID-19 brenda ditës së fundit po ashtu mori 813 jetë të tjera njerëzish, duke e çuar në 24.938 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi.

Rastet e sotme ditore në Gjermani janë shifra më e lartë ditore e regjistruar në Evropën Perëndimore. Përderisa Gjermania regjistroi shifrat e saj më të larta deri më tani, nga e mërkura vendi hyri në një bllokim më të rreptë duke mbyllur dyqanet jo-thelbësore, shkollat dhe ofruesit e kujdesit ditor.

Po ashtu edhe restorantet dhe kafenetë punojnë vetëm me shërbime me porosi, të paktën deri në janar. Grumbullimet shoqërore private janë të kufizuar në maksimum pesë persona nga dy familje.

Gjermania renditet vendi i pestë më i prekur nga COVID-19 në Evropë, pas Francës, Spanjës, Britanisë së Madhe dhe Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA