Në Kosovë u mbyll të premten semestri i parë i vitit shkollor, me shifra të larta të mësimdhënësve të infektuar me koronavirus.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj vizituan shkollën Dardania në Prishtinë. Hoti tha se kjo ka qenë shumë sfiduese por në një masë të madhe, objektivat janë arritur.

Hoti: Planprogrami mësimor është arritur në masë të konsiderueshme të realizohet

“Jemi munduar që përmes Ministrisë së Arsimit t’iu ndihmojmë që ta adaptojmë metodologjinë mësimore karshi kushteve që janë krijuar dhe vërtetë dëshiroj t’iu falënderojë që pavarësisht të gjitha vështirësive ndërprerjeve është arritur në masë të konsiderueshme të realizohet plan programi në mënyrë që nxënësit të mos mbesin mbrapa”.

Hoti tha se shpreson që me fillimin e semestrit të dytë, më 18 janar, situata të ketë ndryshuar për mirë.

Hoti: Rreth 16 përqind e mësimdhënësve që janë testuar kanë dalë pozitivë

 “Statistikat e fundit na tregojnë që numri i arsimtarëve në proporcion me grupet tjera edhe me mjekët realisht edhe me policët, është në përqindjen më të lartë të të infektuarve, dikur rreth 15, 16 përqind e atyre që janë testuar kanë dalë pozitivë, që nënkupton që jeni përballur me virusin dhe me këtë luftë po e quajmë po aq sa janë përballur edhe mjekët”.

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj tha se vështirësitë e këtij semestri, kanë qenë të mëdha, ndërkohë që po merren masa që semestri tjetër të jetë më i mbarë, ndërkohë që do të shpërndahen edhe laptopë për nxënësit dhe mësimdhënësit që nuk kanë mundur të kenë akses në mësimin online.

Vetëm në shkollën Dardania, sipas drejtorit të saj, 75 mësues janë infektuar me koronavirus. Qeveria e Kosovës ka vendosur që të gjitha institucionet arsimore në vend, nisin pushimet nga kjo e premte, deri më 18 janar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA