Cilat hormone sjellin lumturi dhe si t’i aktivizoni ato, mirëqenia fillon nga brenda
Vogëlushja krijon një kopsht zanash për të shpërndarë gëzim në këtë kohë pandemie
Gjatë këtyre kohërave stresuese që e gjithë bota po kalon, një histori tërheqëse për një vajzë të vogël që ende beson në përralla, magji dhe zana mund të na rikthejë humorin e ëndrrat.
Kelly Victoria, një fotograf me qendër në LA, California mendoi të njëjtën gjë kur vendosi të ndajë se si ajo dhe fqinji i saj 4-vjeçar krijuan një lidhje të bukur.
Gjithçka nisi në fillim të pandemisë kur Kelly u ndesh me një kopsht zanash të vendosur nën një pemë nga një vajzë e re.
Kopshti i mrekullueshëm i zanave kishte një shënim të vogël të bashkangjitur për një vajzë që ndihej e vetmuar në karantinë dhe donte të përhapte gëzim.
Me këtë veprim vogëlushja shumë e famshme në lagjen e saj dhe në rrjete sociale.
Top Channel