Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë
Një moment rrëqethës është filmuar në Sainsbury të Britanisë, ku një shofer ndërsa tenton të arratiset nga policia e godet me veturë një zyrtar policor, të cilin madje e hedh mbi tavan të veturës dhe përfundon në tokë.
Damien Price, 30-vjeç, është dënuar me gjashtë vite burgim për sulm ndaj zyrtarit policor në mars të këtij viti.
Ai ishte ndalur nga një patrullë e policisë, dhe duke parë se do të përfundojë në pranga vendosi të arratiset.
Por në ato momente përpara i doli njëri nga policët të cilin e goditi me veturë.
Për fat të mirë efekti policor i ka shpëtuar vdekjes, por ka pësuar lëndime të rënda trupore siç thyerja e këmbës, lëndime në kokë dhe enjtje.
Mjekët kanë bërë të ditur se atij do t’i duhet më shumë se një vit që të rikuperohet plotësisht.
Top Channel