Regjisori amerikan merr vaksinën ruse: Do të bëj edhe dozën e dytë!

15/12/2020 16:36

Kundër koronavirusit, regjizori i famshëm amerikan, Oliver Stone ka zgjedhur Sputnik V: “Sapo bëra vaksinën ruse para pak ditësh. Nuk di a do të funksionojë por kam dëgjuar gjëra pozitive”, tha regjizori amerikan për televizionin e moskovit Channel One.

Stone, i cili ka vizituar centralet bërthamore të Rusisë për dokumentarin e tij të ri mbi ndryshimin klimatik tha që do të marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.

“Kam besim. Është një vaksinë e mirë por nuk po kuptoj pse injorohet nga Perëndimi”, tha regjizori.

Rusia ka nisur një fushatë vaksinimi në nivel kombëtar, duke nisur nga punonjësit me risk të lartë.

Stone – sot 74 vjeç – ka vendosur të marrë vaksinën, edhe pse ekspertët rusë kanë frikë se mund të jetë e dëmshme për pacientët e moshës mbi 60 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA