I famshmi i memeve, Genc Sejko deklaron se kërkesa për rrëzimin e qeverisë është “non sens”. Ja përse…

14/12/2020 16:45

I ftuar përmes një lidhjeje në Skype për emisionin “Top Talk”, Genc Sejko tha se protesta e sotme do të zhvillohet në orën 6 të pasdites dhe se ajo që është kërkuar që në fillim nga protestuesit, mbetet po e njëjta: dorëheqja e Ardi Veliut dhe reformimi i policisë.

“Do të zhvillohet një protestë në 6 të pasdites që do bëhet në Sheshin Skënderbeu. Nuk ka asnjë sekret dhe ajo që është kërkuar që në fillim ngelet, dorëheqja e Ardi Veliut dhe reformimi i policisë. Dorëheqja e Veliut ndodh brenda sekondash, nuk e di si do vazhdohet kjo protestë dhe e kemi nisur pa dhunë dhe që duam dorëheqjen e Ardi Veliut. Të themi sinqerisht nuk do të ketë sens se jemi 4 muaj larg zgjedhjeve, por mbrojtja fanatike nga Edi Rama për Ardi Veliun ku tha se nuk e shkarkon dhe nuk besoj që Ardi Veliu është aq i vlefshëm për policinë sa të mos japë dorëheqjen. Problemi nuk është thjeshtë sjellja e individit nuk do kishte këtë lloj dhune, por problemi është institucional. Ai ka në dorë të gjitha edhe krimin edhe drogën edhe arrogancën ku ne vetëm fjalën kemi, ku kërkesat nuk janë politike, por të arritshme. Asnjë partie nuk ju interesojnë qytetarët, ku unë vetë nuk i kam parë në protest”, tha Genc Sejko.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA