“S’kam fjalë”/ Polici rrezikon njërin sy, babai i efektivit i prekur: Protestuesit ju lutem ta ulin dorën…si do ndiheshin ata
11/12/2020 20:12
Kryeministri Edi Rama ka vizituar në spital policin Fadil Allaraj i cili rrezikon të humbas plotësisht njërin sy, pas aksidentit që pësoi në protestë.
Rama ka deklaruar se polici ndërhyrjen e dytë kirurgjikale do ta bëjë në Turqi, dhe tashmë pas operacionit të parë është në gjendje më të mirë.
Kurse babai i policit, teksa po bisedonte me Ramën, i prekur u ka kërkuar protestuesve që ta ulin dorën.
” Ishalla, ju falenderoj shumë. Ta ulin dorën, se edhe ata kanë fëmijë, dhe si do ndiheshin nëse do tu qërrohej fëmija i tyre çfarë do bënin”, tha ai.
Top Channel