Dje u protestua edhe në disa qytete të vendit. Protestuesit në Korçë kanë thyer xhamat e Bashkisë së qytetit si dhe u kanë vënë flakën disa zbukurimeve që janë vendosur për festat e fundvitit. Top Channel mëson se nga hedhja e gurëve dhe sendeve të forta është plagosur një efektiv policie. Është dashur ndërhyrja e policisë së pajisur me mjete mbrojtëse për të shpërndarë turmën e protestuesve.

Ndërsa të rinjtë në Lezhë kanë sulmuar komisariatin e policisë në protestën e organizuar për Klodian Rashën. Me pankarta në duar ata thërrasin ”Rama ik” dhe “Duam Drejtësi”. Disa prej tyre kanë tentuar që të thyejnë derën duke i rënë me shkelma.

Edhe ne Vlorë të rinj kanë protestuar tek Sheshi i Flamurit. Ata kanë kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie mëngjesin e 8 dhjetorit. Po ashtu është protestuar edhe në Berat me parrullat “Mos vini maskë, vini antiplumb”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA