Kreshnik Spahiu tregon në Open arsyet se pse Basha dhe Kryemadhi nuk dalin në krye të protestave
10/12/2020 23:49
Në Open në Top Channel vazhdojnë diskutimet për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, e cila ka shkaktuar protesta për dy ditë.
Juristi Kreshnik Spahiu foli në emision në një lidhje Skype ku tha se dhuna e kësaj proteste është nga PD dhe LSI, pavarësisht se kjo protestë ka lindur spontanisht.
“Unë mendoj se protesta ka nisur spontanisht. Por dhuna a është spontane? Padyshim, që jo. Dhuna në këto protesta është bërë nga PD dhe LSI.
Po pse nuk dalin në krye të protestës PD dhe LSI? Në qoftë se Basha dhe Kryemadhi do dilnin në krye të kësaj proteste PD ashtu dhe LSI do të shpalleshin organizata terroriste nga trupa diplomatike”- tha Spahiu.
Top Channel