Vrasja e Klodian Rashës, Policia e Shtetit: Strukturat përgjegjëse të policisë po analizojnë intensivisht të gjitha shkaqet

09/12/2020 15:08

Policia e Shtetit ka reaguar pas vrasjes së të riut Klodian Rasha.

Në njoftim theksohet se krahas hetimeve të nisura nga organet e pavarura, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, strukturat përgjegjëse në Policinë e Shtetit po analizojnë në mënyrë intensive të gjithë shkaqet, veprimet, mosveprimet apo faktorë të tjerë që çuan në incidentin fatal.

REAGIM I POLICISË SË SHTETIT

Në emër të punonjësve të Policisë së Shtetit, të prekur nga ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Tiranë, e cila përfundoi me vrasjen tragjike të të riut Klodjan Rasha, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, të afërmve dhe qytetarëve të lënduar nga ky akt.

Pas ngjarjes së ndodhur, krahas hetimeve të nisura nga organet e pavarura, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, strukturat përgjegjëse në Policinë e Shtetit po analizojnë në mënyrë intensive të gjithë shkaqet, veprimet, mosveprimet apo faktorë të tjerë që çuan në incidentin fatal. Policia e Shtetit garanton qytetarët se mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar në detyrën e saj për rritjen e sigurisë publike, në mbrojtje të jetës dhe të drejtave të çdo qytetari.

25-vjeçari Klodian Rasha u vra orët e para të 8 dhjetorit nga një efektiv i forcave “Shqiponja”, ndërsa ngjarja e rëndë mbetet ende mister.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA