Ndarja e tyre bëri shumë bujë në mediat rozë, dhe Loredana e Mozzik vendosën që të mos reagonin rreth lajmeve të ndryshme që u bënë rreth tyre. Por së fundmi ata zbuluan se janë bashkë dhe mjaft të lumtur krah njëri-tjetrit.

“Sa i përket ndarjes që ka ndodh më shumë e kanë bërë mediat, gazetat që kanë shkrujt. Kanë fol e shkrujt gjithçka. Mendoj se gjithçka që na ka mbajt bashkë është se kena jetu shumë sene bashkë”, ka thënë Mozzik.

Dy reperët e njohur kanë zbuluar se tashmë janë bashkë, dhe nuk dimë të themi nëse ata janë martuar sërish pas ribashkimit apo jo.

Por së fundmi fansat kanë kapur një detaji tepër të bukur. Bëhet fjalë pikërisht për një unazë në gishtin e Loredanës, në fakt në gishtin e martesës.

Unaza në fjalë është tipike martese dhe nuk është si aksesorët e tjerë që vendos reperja. E kaq ka mjaftuar që fansat të aludojnë se ndoshta ia ka dhuruar Mozzik ose reperja ka rivendosur unazën e martesës.

Ajo postoi një video në “Instastory” ku shihej në makinë duke pirë cigare, por gjithë vëmendjen e mori unaza e saj të cilën nuk ia kishim parë më herët.

FOTO GALERI
10/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA