Shtyhet testimi masiv për COVID-in në Austri, shkak stuhisë e madhe e borës

06/12/2020 22:40

Disa vende në Alpet austriake shtynë testimin masiv për koronavirusin sot, pasi stuhia e borës rriti rrezikun e ortekëve.

Në disa pjesë të provincës së Tirolit, 70 centimetra borë ranë gjatë natës nga e premtja dhe 110 centimetra shtesë priten sot, njoftoi agjencia APA.

Në Tirolin Lindor, 500 familje mbetën pa energji elektrike dhe një paralajmërim për ortekët e mundshëm u ngrit në nivelin më të lartë. Në atë pjesë të provincës, disa zona kanë shtyrë testimin e koronavirusit.

Paralajmërimi i ortekut në Tirolin e Veriut është në nivelin e katërt të pesë niveleve.

Paralajmërime të tilla janë lëshuar gjithashtu në vendet fqinje, Itali dhe Zvicër. Autostrada që lidh Austrinë dhe Italinë është mbyllur pjesërisht dhe nisjet e disa trenave janë vonuar.

Austria të premten nisi një program të testimit vullnetar në masë që zyrtarët presin të parandalojnë ndalimet e gjata të lëvizjes në të ardhmen.

Testimi i shpejtë filloi në Vjenë dhe provincat e Vorarlberg dhe Tirol. Gjatë dy ditëve të para të programit, rreth 300.000 nga nëntë milionë qytetarë të Austrisë u testuan.

Qeveria shpreson që disa miliona njerëz do të testohen deri në mes të dhjetorit. Infeksioni me koronavirus është konfirmuar në Austri në më shumë se 300.000 njerëz, nga të cilët më shumë se 3.800 kanë vdekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA