Dua dhe Miley

Miley Cyrus dhe Dua Lipa janë përballur me një sërë komentesh pas publikimit të klipit të ri, ku dy këngëtaret shfaqen në skena provokuese.

Miley mohon të ketë pasur marrëdhënie intime me artisten shqiptare. Ajo së fundmi u bashkua me këngëtaren shqiptaro-britanike, Dua Lipa, për bashkëpunimin “Prisoner”, që aktualisht po renditet lart në top lista.

Vetëm një ditë më parë, ylli amerikan Miley shkaktoi zhurmë në media, duke u shprehur se do të donte një takim seksual me bukuroshen Dua.

Gjatë një paraqitje në ‘The Howard Stern Shoë’ në fillim të kësaj jave, prezantuesi i emisionit i tha Mileyt se dukeshin se të dyja po bënin seks në klipin e tyre “Prisoner”.

“Ne nuk kemi bërë seks. Unë kurrë nuk kam parë një ëndërr erotike për Duan”, shtKjo është diçka që ajo po më projekton. Fatkeqësisht nuk kam arritur të bëj seks me të.Unë me të vërtetë nuk dua të kem marrëdhënie intime me Duan kaq shumë. Unë mendoj se e njoh atë shumë mirë si një shoqe dhe, si, unë nuk e di jo në të vërtetë, jo. Por mua më pëlqen patjetër të shtirem sikur kemi bërë diçka sepse përfundon marrim më shumë klikime për klipin tonë. Pra, është thjesht manipulim, vetëm manipulimi standard i kulturës pop”, tha Miley përgjatë emisionit.

Gjatë të njëjtës intervistë, Miley gjithashtu zbuloi se kishte ‘shumë konflikt’ në martesën e saj me ish-in, Liam Hemsëorth, por pranoi se ajo ende e do atë shumë.

Miley dhe Liam, 30 vjeç, u martuan në një ceremoni intime në dhjetor të vitit 2018, para se të ndaheshin vetëm disa muaj më vonë në gusht të vitit 2019.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA