Parlamenti Europian ka hartuar një rezolutë për Shqipërinë nga ku theksi vendoset në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilat theksohet se duhet të mbahet me ato ndryshime ligjore tashmë të miratuara në parlament.

“Për këtë çështje parlamenti europian nënvizon rëndësinë e zbatimit të reformës zgjedhore miratuar në Korrik 2020 të cilat janë në përputhje me rekomandimet e OSBE-n dhe ODIHR si dhe përshëndet angazhimin dhe zbatimin e opinionit të ardhshëm në lidhje me ndryshimet e Kodit Zgjedhor miratuar në Tetor 2020.”

 Pjesë e rezolutës është edhe situata me Covid19 në Shqipëri.

 “Inkurajojnë qeverinë shqiptare të ketë si prioritet masat me qëllim zbutjen e impaktit social ekonomik nga pandemia e Covid19 dhe se duhet të hidhen hapa të tjerë për të shtuar dialogun dhe luftuar ekonominë e përhapur informale. Theksojmë nevojën për fuqizimin e shërbimeve sociale dhe për të përmirësuar qasjen në shërbimet sociale e ato shëndetësore.”

 Për zhvillimet më të fundit me fqinjin tonë Greqinë parlamenti Europian thotë:

 “Vlerësojmë hapat konstruktiv drejt zgjidhjes e problematikave bilateral mes Greqisë dhe Shqipërisë për një zgjidhje të kufirit detar përmes drejtësisë ndërkombëtare.”

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA