3 dhjetori njihet gjerësisht si dita botërore e dhuratave. Këtë ditë e respektoi më së miri moderatorja Bieta Sulo dhe të ftuarat e saj.
Fillimisht Bieta i bëri një dhuratë këngëtares Era Rusi, e cila u pajis me një buqetë të madhe me lule. Ndërkohë, në një lidhje paralele qëndronte mikesha e saj e ngushtë, Anxhela Peristeri. Edhe për këngëtaren ishte menduar diçka speciale.
Teksa po bisedonin, Bieta i kërkoi që të dilte nga vendi ku ndodhej sepse për të kishte mbërritur një dhuratë. Kur këngëtarja hapi derën, gjeti para saj një buqetë me lule shumëngjyrëshe, që Bieta, në bashkëpunim me Erën, menduan për të suprizuar Anxhelën. Këngëtarja e priti shumë mirë dhuratën e nuk i kurseu falenderimet e lëvdatat për dy mikeshat e saj që po e ndiqnin nga studio këtë moment të “ëmbël”.
Top Channel