Një eurodeputet hungarez i partisë anti-gay të kryeministrit Viktor Orban ka dhënë dje dorëheqjen pasi u kap nga policia në një orgji ilegale, kryesisht homoseksuale në Bruksel.
Jozsef Szajer, anëtar i partisë hungareze në pushtet Fidesz, ishte përpjekur të largohej nga orgjia masive nga një dritare, teksa policia bastisi ambjentet të premten, per shkelje te regullave te koronavirusit.
Pas kapjes nga policët ai pretendonte imunitet diplomatik, sipas mediave, dhe në fakt u la i lirë vetëm me një paralajmërim.
Në ambjentet e festës ilegale të seksit u gjetën dhe droga ndërsa në çantën e Szajer kishte disa tableta ekstazi, për të cilat ai tha se ‘nuk e dinte si kishin përfunduar aty’.
Mediat belge raportonin se të gjithë pjesëmarrësin në festë ishin “të zhveshur” dhe mes tyre kishte disa diplomatë evropianë, të cilët nuk janë identifikuar.
Szajer dha dje dorëheqjen, dy ditë pasi partia e tij tentonte ta mbronte duke thënë se po kalonte “tensione mendore”.
“Një gazetë belge dha sot lajmin për një festë shtëpie në Bruksel ku unë po merrja pjesë”, tha ai në një deklaratë për shtypin hungarez.
Ai shtoi: “Policia më kërkoi identitetin, sepse nuk kisha kartën me vete dhe i thashë se jam anëtar i Parlamentit Evropian. Ata më proceduan, më dhanë një paralajmërim verbal dhe më sollën në shtëpi.
“Nuk kam përdorur droga dhe u ofrova të bëj menjëherë testin, por ata nuk ma kërkuan. Policia tha se ishin gjetur tableta ekztazi, që nuk janë të miat. Më vjen keq që kam thyer rregullat e grumbullimit, kjo është përgjegjësia ime dhe pranoj penalizimin për këtë”.
Raportimet thonin gjithashtu se Szajer kishte tentuar të lagohej nga vendngjarja duke dalë nga një dritare dhe më tej duke rrëshkitur në një tub shkarkimi, kur dhe u lëndua e u kap nga policia.
Disa diplomatë evropiane ishin kapur në festën sekrete homoseksuale e cila po zhvillohej në katin e dytë te nderteses, mbi një kafene.
Të gjithë pjesëmarrësit raportohet se u liruan vetëm me një paralajmërim.
Top Channel